Është ndarë nga jeta figura e njohur e Partisë Demokratike Mat, Nazmi Vata.
Vata i diplomuar për stomatologji ushtori profesionin e tij për shumë kohë në Krastë të Martaneshit. Pas rënies së komunizmit Nazmi Vata u zgjodh për disa mandate si kryetar i Komunës së Macukullit. Përpos ngjyrimeve poltike të karrierës së tij Vata gëzonte respektin e të gjithë matjanëve.
Deputetja Dhurata Çupi ka shprehur hidhërim për humbjen e parakohshme të Vatës duke e cilësuar zyrtar model.
Statusi i Çupit në facebook
Sot mësuam një lajm të hidhur. Vdekja e Nazmi Vatês na mërziti. Profesionist i Zoti, politikan i ndershëm dhe në shërbim të qytetarëve . I Votuar ne disa mandate si Kryetar i komunës Macukull. Me humor të hollê , e keshillë të vyer për gjithkënd që kishte rastin të bisedonte me Nazmiun. Me krenarinë e nje fisi të madh e të njohur dhe me përulesinë e një zyrtari model. La pas një familje të mrekullueshme, njê miqêsi të madhe dhe një respekt të admirueshëm. Ngushëllimet mê të ndjera tê dashur , Olti, Xhevrie,Denada Denisa dhe gjithë të dashurve të Nazmiut. Lamtumire Nazmi !!
Edhe deputeti Kreshnik Çollaku shprehu ngushëllime duke e cilësuar Vatën burrë fisnik dhe mik të mençur.
Kreshnik Çollaku në facebook
Me hidherim te thelle mesova sot lajmin e ndarjes nga jeta te Nazmi Vates. Nazmiu ishte nje burre fisnik ,nje mik i mencur,nje zyrtar korrekt,nje demokrat i perkushtuar. Ndarja nga kjo jete e Nazmiut do te jete nje humbje e rende per familjen por dhe per miqte e tij te shumte,te cilet do ta kujtojne perhere me dashuri e respekt. Prehu ne Paqe,Nazmi..
Stafi i Mattv.al dëshiron ti shprehë ngushëllime familjes Vata.