Ka startuar mbrëmjen e djeshme “Festa e Miqësisë” që do të jetë për pesë netë me radhë në qytetin e Burrelit në kuadër të 80 vjetorit të kryengritjes mbarëpopullore matjane të 31 Korrikut të vitit 1943.
Atmosfera festive nisi në orët e mbrëmjes ku qindra qytetar kishin mbushur sheshin “Ahmet Zogu” për të ndjekur performancën e këngëtarëve Egzona Ademi, Klint Çollaku e Armaldo Kllogjeri. Festën e miqësisë e hapi këngëtarja Egzona Ademi, e cila performoi këngë të ndryshme për të kënaqur qytetarët e pranishëm. Ndërsa bashkë me të u ngjit në skenë edhe këngëtari Klint Çollaku.
Më pas skena u pushtua nga Armaldo Kllogjeri i shoqëruar nga grupi muzikor “Bojni Band”. Të pranishmit në natën e parë patën mundësinë të argëtoheshin deri në orën 24:00.
Festa e Miqësisë” vazhdon me natën e dytë ku në skenë do të ngjitet grupi “Ëest Side Family” dhe këngëtari Stine.