Nata e dytë e festës së miqësisë që po zhvillohet në sheshin “Ahmet Zogu” të qytetit të Burrelit, me rastin e 80 vjetiorit të kryengritjes mbarëpopullore matjane, mblodhi më shumë qytetar. Në këtë natë të dytë, në skenë u ngjitën anëtarët e grupit legjendar, “West Side Family”. Ata sollën nga repertori i tyre këngët më të dëgjuara ndër vite, duke ndezur atmosferën në shesh me qindra të rinjë e të reja, si dhe familjarë.

Një tjetër këngëtarë i mirënjohur në muzikën shqiptare, Stine, ishte pjesë e natës së dytë për të argëtuar publikun matjan i cili ju bashkua festës së miqësisë në këto netë me rastin e “31 Korrikut”.

Në natën e tretë të festës së miqësisë do të performojnë këngëtarët Lorenc Hasrama, Stivi Boka dhe Xhensila Polo. Në nderim të vitit jubilar të 80 vjetorit të kryengritjes popullore të Matit kundër pushtuesve të huaj, Bashkia e Matit ka organizuar festën e Miqësisë e cila do të jetë çdo natë deri në mbrëmjen e 31 Korrikut.