Në studion e MCN Live, ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, e cilësoi të dështuar reformën territoriale të vitit 2014. Mziu, i cili mban aktualisht mandatin e deputetit të PD-së, tha se për reformën administrative nuk u përdor i njëjti standard.

Reforma territoriale duhej të ishte ezauruar me kohë. Në atë periudhë u bë propagandë për përfitimet që do të kishin qytetarët. Kam qenë pjesë e pushtetit, kur ishin 373 njësi, por edhe kur u bënë 61 njësi vendore. Nuk pati asnjë ndryshim substancial. Ndodhi e kundërta. Nuk jemi rast për të bashkuar njësitë vendore. Në Francë dhe Itali kemi rreth 8 mijë njësi vendore. Për reformën territoriale nuk u përdor i njëjti standard. P.sh. Qarku i Gjirokastrës ka 7 njësi vendore, qarku i Dibrës që është më i madh ka 4 njësi vendore. Nuk kemi shtim kompetencash, kemi cungim kompetencash.

Mziu tha se reforma e 2014-s fryu administratën, duke u dhënë mundësi disa prej tyre të kthehen në patronazhistë.  

Në Shqipëri çdo nismë shihet në aspektin politik, përfitues. Duhet me patjetër të bëhet reformë e re territoriale. Po të shkosh në Jug, ca zona i janë marrë një rrethi dhe i janë bashkuar një tjetri. Te pushteti vendos jo vetëm që nuk është kursyer numri i të punësuarve, por është rritur. Kemi reduktuar njësitë, kemi dyfishuar administratën. 26% e administratës publike janë në njësitë vendore. Kjo e bën të mundur kthimin e një pjese të tyre në patronazhistë.  

Mziu komentoi edhe samitin e fundit të Ballkanit të Hapur, nismë e cila sipas tij penalizon Shqipërinë, për shkak të mungesës së infrastrukturës.

Ballkani i Hapur për të cilin ngulin këmbë, qasja e Serbisë është në të kundërt të Perëndimit dhe vendeve të NATO-s. Duhet të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim. Ne nuk jemi konkurrues në treg, edhe për të shfrytëzuar potencialet që ofron Serbia. Shqipëria jo vetëm që nuk ka infrastrukturë, por nuk po tenton të ofrojë risi i bregdeti shqiptar. Pra nuk po shkurtojmë rrugët. Ne bujqësi kemi më pak se Serbia, por kemi aspektin e daljes në treg të disa produkteve.

Albin Kurtin e konsideroj si një njeri që ka hedhur një hap para në raport me Thaçin. Nuk jam me qëndrimet që ai mund të mbajë. Por do të mbështesja ambicien e Kosovës për anëtarësimin në NATO.