Mustafa Martinaj akuzon autoritetet për moszbardhjen e zhdukjes së Ervisit
Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në procesin gjyqësor për pronat e djalit të tij.
Seanca u shty sërish për shkak të mungesës së dy avokatëve, por pas saj, Mustafa Martinaj deklaroi se nuk ka asnjë lëvizje nga autoritetet sa i përket zbardhjes së ngjarjes së zhdukjes së djalit të tij, Ervis Martinaj.
“Nuk duan ta zbardhin, prandaj e lënë në Kurbin, pasi ua kam dhënë koordinatat e sakta dhe emra konkretë”, u shpreh ai.
Sipas Martinajt, në moszbardhjen e ngjarjes janë të përfshirë edhe drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit.
“I kam thënë të gjitha në SPAK kur erdha dëshmova me kërkesën time, askush nuk është interesuar që atëherë”, tha babai i Ervisit, Mustafa Martinaj.