Muliu: Situata e helmimit masiv, drejt përmirësimit

0
9

Numri i qytetarëve që paraqiten në urgjencën e spitalit të Bulqizës me simptoma helmimi ka ardhur në rënie prej ditës së hënë. Këtë e konfirmon nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu, i cili tha se situata është normalizuar. Sa i përket ujit të pijshëm, Muliu tha se është i konsumueshëm dhe se qytetarët nuk duhet të kenë asnjë lloj frike se ju bën dëm. Sipas Muliut situata mund të jetë shkaktuar nga temperaturat e larta e megjithatë pritet që kjo të dalë pas hetimeve që po bëjnë specialistët e fushës.

Që prej të shtunës së kaluar në urgjencën e spitalit të Bulqizës janë paraqitur më shumë se 100 qytetarë me simptoma si të vjella, diarre, shimbje barku etj. Kjo bëri që të nisë një hetim për cilësinë e ujit të pijshëm në bashkinë Bulqizë, i cili pas analizave doli që ishte i pandotur.