Situata e krijuar nga koronavirusi e cila ka lënë në shtëpi dhjetra familje në nevojë, ka bërë që edhe në Bulqizë të merret nisma për t’i ndihmuar. Nënprefekti i Bulqizës Avni Muliu tha se fillimisht këto familje po ndihmohen nga donacione të mbledhura nga bizneset e Bulqizës, ndërsa në ditët në vijim pritet të vijnë edhe ndihma nga qeveria nga të cilat do të përfitojnë më shumë se 300 familje në nevojë.

Edhe Bulqiza mbetet ende e paprekur nga Covid-19. Nënprefekti Muliu tha se edhe dy rastet e fundit të dyshuara kanë rezultuar negativ nga koronavirusi.