Dëmtimi i dy pallateve në lagjen e re të Bulqizës vijon të jetë shqetësimi më i madh për 60 familje të cilat nuk dinë se çfarë do të bëhet me ta. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu thotë se situata në këto dy pallate është e rëndë dhe se banorët me të drejtë kërkojnë të dijnë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre. Muliu tha se Bashkia ka dërguar inxhinjerët e saj për inspektim, por fjalën e fundit duhet ta thonë ekspertët e Tiranës, nëse këto pallate janë të banueshme apo jo. Shumë prej familjeve i kanë braktisur banesat e tyre në këto pallate duke u zhvendosur tek të afërmit, por disa vijojnë të qëndrojnë ende, ndonëse me rrezik të madh.