Motra e Konstandin Kacifas, minoritetarit grek i cili u ekzekutua nga forcat RENEA më 28 tetor në Bularat, do të udhëheq në votimet e 7 Korrikut Partinë e Unioni Qendror, një parti që aktualisht është në Parlament për të parën herë. Hermioni Kacifas sipas mediave greke është fotografuar pas një takimi që ka patur me kreun e Unionit Qendror, Vasilis Levendis. Ky i fundit ka komentuar edhe vrasjen Kacifas në Bularat te Gjirokastarës duke thënë se ai u ekzekutua padrejtësisht.
“U ekzekutua padrejtësisht nga autoritetet shqiptare, në përvjetorin e 28 tetorit 2018 në tokat e shenjta të Epirit të Veriut” ka deklaruar Levendis. Ndërsa Hermioni Kacifas ka deklaruar se ka pranuar ftesën dhe vjen në këtë parti sepse dënon forcat politike ekstremiste dhe çdo akt dhune, duke treguar kështu se familja Kacifas nuk ka asnjë lidhje me grupet ekstremiste. “Erdha në Partinë Unioni Qendror, sepse dënoj ekstremet dhe të gjitha aktet e dhunës dhe të tregojë se familja Kacifas nuk ka të bëjë fare me organizatat ekstreme “, ka thënë Hermioni Katsifas.Lista kombëtare e çdo partie greke përbehet nga 12 kandidatë për deputetë, të cilët nuk zgjidhen në bazë të votave personale, por në bazë të shumicës totale të votave që mbledh çdo parti, natyrisht pasi kapërcehet kufiri minimal prej 3% i votave në rang vendi.