Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në disa zona të Qarkut Dibër. Raportohet se në aksin rrugor Skuraj-Burrel ka rënie masive gurësh dhe bllokim të rrugës, kjo në fshatin Shkopet.

Raportohet se kompania mirembajese po punon për pastrimin e saj, për kthimin në normaliteti. Po ashtu probleme jane shfaqur edhe ne zonat rurale ku rruget jane te pa asfaltuara.