Temperaturat e ulta të kësaj jave variojnë nga -10  deri në -14 gradë Celsius kanë krijuar probleme me ngrohjen në disa shkolla të Qarkut Dibër.  Në disa shkolla që e kanë sistemin e ngrohjes me kaldajë nuk ka funksionuar si rezultat i ngrirjes së tubave. Probleme të tilla janë konstatuar në qytetin e Peshkopisë, Bulqizës dhe në shkollën e Kurdarisë në Klos. Specialistët thonë se shkak është bërë ngrirja e tubacionit të jashtëm. Edhe pse kaldajat janë ndezur me dru ose pelet ato nuk kanë fonksionuar pasi tubat kanë ngrirë dhe janë dëmtuar nga akulli. Në shkollën e Kurdarisë gjatë ditës së sotme është bërë zëvendësimi i rrjetit të ujit të kaldajës për të rikthyer ngrohjen për nxënësit dhe stafin pedagogjik që e frekuenton atë.

Në disa prej shkollave ku nuk ka funksionuar sistemi i kaldajave ngrohja është bërë me korent, për të mos ndërprerë procesin mësimor. Sinoptikanët kanë parashikuar rritje të temperaturave gjatë ditëve në vijim, duke lënë kështu pas ditët me acar të nisura që nga e diela e kaluar.

Enver Doçi