Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Bulqizës, pasi akuzohet se mori peng drejtorin e Zyrës Arsimore Bulqizë, Kujtim Kërkuti
Policia e Dibrës njoftoi se 52-vjeçari Kërkuti me detyrë Drejtor i Zyrës Vendore Arsimore në Bulqizë ka bërë kallëzim se i riu Aleksandër Koçi e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës. Por kjo i ka kushtuar shumë 29 vjeçarit Koçi i cili tashmë do të përballet me akuzën për veprat penale të “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.