Të gjithë kultivuesit e mollës në Bashkinë e Dibrës e kanë patur pothuajse të pamundur për të shitur prodhimin e vitit të kaluar, kjo edhe për shkak se sasia e mollës që kanë siguruar ka qenë shumë e madhe e po ashtu edhe sipërfaqja e kultivuar.
Në mungesë të tregut të shitjes, fermerët e Dibrës kanë nisur të derdhin mollët e t’i hedhin ato gjetkë për shkak të mosshitjes së tyre.
Përgjatë rrugës nacionale Maqellarë – Peshkopi shoh mollë të derdhura kudo.
Këto mollë që shihni në këto pamje, janë hedhur ditët e fundit nga fermer të zonave të thella të Dibrës. Ndonëse ata nuk kanë dashur të indentifikohen, banorët që jetojnë përreth kësaj zone shprehen se prodhuesit nuk e kanë shitur dot mallin ndaj dhe e kanë derdhur aty.
Situata mbetet e njëjtë prej vitesh në Dibër ku fermerët përballen me çmim shumë të ulët të produkteve që prodhojnë dhe mungesën e tregut të shumicës. Kjo bën që prodhimet si molla, qershia etj të mbeten pa shitur.