E gjithë bota prej muajsh tashmë po përballet me pandeminë e Covid-19. Ende nuk është gjetur një vaksinë kundër këtij virusi dhe shkencëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota janë duke punuar për gjetjen e saj.

Së fundmi, mjeku shqiptar Edvin Prifti do të marrë pjesë në një projekt të universitetit holandez, ku së bashku me një nga kërkuesit e njohur Prof. Gelsomino, drejtorin e departamentit të kardiokirurgjisë në këtë universitet, do të zhvillojnë kërkime për Covid-19.

“Më vjen shumë mirë për vlerësimin dhe më vjen keq për institucionet tona që nuk ditën kurrë të bëjnë vlerësime ekuivalente”, ka thënë Prifti në një postim në rrjetet sociale