Përhapja e Covid-19 po merr permasa te medha ne te gjithe vendin. Sipas mjekut reumatolog Fatos Hoxha ne spitalin e Bulqizes personat qe i drejtohen këtij spitali me shenjat e Covid-19, refuzojnë ta pranojne qe jane te prekur nga koronavirusi. Mjeku Hoxha u bën thirrje qytetarëve te ndergjegjësohen për bërjen e tamponëve dhe te mos e mbajne te fshehur nese kane shenjat e virusit korona, si temperature, dhimbja e fytit, kolla e thatë, etj.
Mjeku reumatolog ne spitalin e Bulqizes Fatos Hoxha shkon edhe më tej në përballimin e kësaj situate të rënduar nga koronavirusi, kur thotë se duhet të koordinohet puna mes drejtorise së shendetit publik dhe komisariatit të policisë në mënyrë të atillë qe në ato zona te prekura me covid-19 vendi te izolohet per ndalimin e perhapjes se virusit.