Mjegull e dendur në rrugën Klos - Bulqizë, vështirësohet qarkullimi

Mjegull e dendur në rrugën Klos - Bulqizë, vështirësohet qarkullimi

Reshjet e shiut dhe mjegulla e dendur ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Klos - Bulqizë. Në disa segmente të kësaj rruge ka rënie të gurëve dhe prani të ujit. Kjo ka bërë që të gjithë ata që lëvizin në drejtim të Bulqizës apo Klosit të përballen me vështirësi. Më problem mbetet segmenti i fshatit Kloskatund si dhe në afërsi të Qafës së Buallit, ku ka rënie gurësh. Reshjet e shiut kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme në të gjithë Qarkun Dibër por nuk janë raportuar probleme madhore në rrugët nacionale apo në zonat rurale. Ndërkohë, sinoptikanët parashikojnë reshje shiu edhe gjatë ditës së mërkurë thuajse në të gjithë territorin e vendit. Por sipas këtij parashikimi nuk pritet të ketë stuhi të forta dhe të rrëmbyeshme, gjë të cilat mund të shkaktonin probleme jo vetëm në qarkullimin e automjeteve por edhe në bujqësi. Temperaturat pritet të pësojnë një ulje të lehtë dhe rritje të menjëhershme nga dita e enjte e në vazhdim.