“Duke mos rrezikuar as më të voglin destabilizim në rajon do të ndjekim me vëmendje fqinjët tanë se si do të përgjigjen ndaj detyrimeve te tyre”, ka theksuar Mitsotakis duke shtuar se vërtet qe Athina favorizon perspektiven evropiane te Shqiperise dhe Maqedonise se Veriut, me kusht qe ato te plotesojne detyrimet e tyre.
“Ashtu si me te gjithe, edhe me Shqiperine kërkojmë marredhenie te mira fqinjesie. Nuk duhet te harrojme se Greqia ka pritur shume emigrantë nga Shqiperia duke dhënë një dore me kete menyre ne rimekembjen ekonomike te saj. Kuadri i bashkepunimit tone eshte teper i gjere. Por kusht për progresin e perbashket, kusht qe te hapet në një moment edhe rruga evropiane e Shqiperise eshte respektimi i minoritetit grek dhe i te drejtave te tij”, u shpreh Mitsotakis.
Kreu i qeverisë greke për herë të parë prej dites kur erdhi ne pushtet ka bere thirrje edhe per gjetjen e gjuhës se përbashkët ne percaktimin e ZEE ne detin Jon.
“Të mos kete asnje thirrje nga njerez qe nuk njohin historinë si dhe qasja e sinqerte per percaktimin e Zonave Ekonomike Eksluzive të të dy vendeve ne Jon, nje proces qe dua t’ju kujtoj se kishte p1%rfunduar ne 2009 ,por atehere Tirana zyratre beri pas”, tha kryeministri i Greqisë.
Në të njëjtën gjatësi vale ishin edhe deklaratat e Mitsotakis-it për fqinjin verior qe zhvillon zgjedhjet te parakohshme ne 12 prill te vitit qe vjen, duke kujtuar se vertet qe partia e tij dhe ai vete nuk ishin dakord me Marreveshjen e Prepses ,por ai do ta zbatoje ate dhe te njeten gje do te kerkoje edhe nga qeveria e Shkupi.(Burimi Top Chanel)