Deklarata e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Andi Lila, mbrëmjen e djeshme për heqjen e pasaportave diplomatike te lojtarëve kuqezinj shkaktoi mjaft reagime.

Lila u shpreh se Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, u ka hequr lojtarëve pasaportat pa iu dhënë asnjë motivacion.

“Ministri i ri që vjen, pas tre vitesh, na hoqi pasaportat diplomatike. Kjo është një dekorim-zhdekorim.

Kryeministri Rama na dekoroi, vjen një djalë i ri nga Kosova dhe na zhdekoron, e s’na thotë asgjë”, u shpreh Lila.

Burime të sigurta brenda Ministrisë së Jashtme, konfirmojnë për TemA se ministri Gent Cakaj u ka hequr pasaporten diplomatike futbollistëve.

Futbollistët e përfaqësues shqiptare u pajisën me pasaporta diplomatike pas kualfikimit historik në fazën e grupeve të kampionatit europian të vitit 2016. (Fatjon Baze)