Ministret e kabinetit Rama kane marre persiper lobimin ne menyre qe Shqiperia te marre nje drite jeshile nga vendet skeptike. Grate ministre te qeverise i jane drejtuar me ane te nje letre deputeteve holandeze,duke listuar arritjet e qeverise dhe duke kerkuar ndihmen e Holandes per te ecur para ne rrugen e integrimit. Ministret e nisin letren, duke treguar krenarine, per faktin se OKB-JA E renditi Shqiperine, mes 5 vendeve me kabinitetit me te balancuar gjinor.
“ Shpresojmë që ju të njihni arritjet tona sic i njohu parlamenti gjerman. Një dritë jeshile për çeljen e bisedimeve do të ishte një sinjal i fortë për mijëra shqiptarë tëndershëm dhe punëtorë në administratë që po luftojnë natë e ditë. Do të ishte një sinjal i fortë për miliona shqiptarë si dhe për të rinjte”.
Me tej ministret parajmerojne Holanden, se nese nuk çelen bisedimet e anetaresimt, kjo do te ishte nje çmim per forcat e errta.
“Shpresojmë ta kuptoni se sa e vështirë është beteja jonë, të cilën nuk mund ta fitojmë të vetëm dhe disa nuk duan që ne ta fitojmë, përfshirë dhe një pjesë këtu në vendin tonë.Dështimi i përpjekjeve tona për të çelur bisedimet e anëtarësimit është çmimi më i madh për këto forca të errëta. Ne nuk kërkojmë që të ndryshoni pikëpamjet tuaja, thjesht duam që të bashkoheni me kombet e tjera të Europës duke i shtrirë dorën Shqipërisë dhe të na lejoni t’i çojmë këto përpjekje tonat në të një tjetër nivel.
Disa dite me pare, qeveria holandeze ne nje leter drejtuar parlamentit,theksonte se nje po per hapjne e bisdeime per Shqiperine do te ishte e parakoshhme.