Gjashtë marsi pritet të jetë data për zgjedhje të pjesshme në 6 bashkitë pa kryetar. Presidenti i Republikës ka ftuar partitë politike në konsultime, dhe i pari në zyrën e Ilir Metës mbërriti kreu i deputetëve socialistë, Taulant Balla.
Asnjë komunikim për mediat nga përfaqësues të opozitës, ndërkohë që pritet një komunim nga Presidenca.
Më herët, kreu i shtetit, nëpërmjet një shkrese zyrtare, i kërkoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryeministrit Rama informcion zyrtar për të konfirmuar procedurialisht 6 bashkitë pa kryetar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e vuri në dijeni Metën për tri bashki, largimi i kryetarëve të të cilave lidhej me këtë institucion, si Shkodra, Vora dhe Dibra, ndërsa për Durrësin, Lushnjën dhe Rrogozhinën, vakancat lidhen drejtpërsëdrejti me kryeministrinë.