Presidenti Ilir Meta, ishte i pranishëm nje dite me pare në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit të ri të Japonisë, Naruhito.
Meta ka publikuar një foto nga takimi që ka pasur me Perandorin, ndërsa ka shkruar se e ka uruar për detyrën e re, me shpresën që marrëdhëniet mes dy popujve të forcohen.

“I urova jetë të gjatë dhe suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme, me besimin e plotë se gjatë Erës së Madhërisë së Tij, marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve e popujve tanë, do të forcohen më tej!”

Perandori Naruhito u kurorëzua dje në prani të më shumë se 100 personaliteteve nga e gjithë bota në pallatin perandorak në Tokio.