Në këtë periudhë të vështirë ndër të paktët që nuk mund të pushojnë janë mediat. Mat Televizion dhe mattv.al i janë përgjigjur kërkesës së ndjekësce tanë ku informimi në këto momente është esencial për të gjithë. Drejtoria e Mat Televizion dhe Mattv.al ka lëshur një mesazh për të gjithë nepunësit e tyre duke ju bërë me dije rëndësinë e tyre të madhe në këto momente dhe duke ju kërkuar një kujdes të veçantë pasi duke fillur nga gazetarët e deri tek teknikët e kabllorit janë të gjithë në një rrezik konstant të infektohen nga Covid-19.


Ja mesazhi i drejtorisë së Mat Televizion dhe Matatv.al

THIRRJE DREJTUAR PUNONJESVE TE MAT TV, PUNONJESVE TE RRJETIT KABLLOR DHE TE GJITHE FAMILJEVE TE TYRE.
Duke patur parasysh se informini i publikut eshte nje diçka jetike per ju bejme thirrje qe te shmangni ne maksimum kontaktet me persona jashte stafit, familjaret te bejne kujdes te veçante pasi edhe prej moskujdesit te tyre mund te biem viktima te coronavirusit (bejuani te ditur familjareve sa te rendesishem jeni ne kete moment). Informacioni ne kete situate eshte diçka jetike per popullaten qe mbulojme. Infektimi i nje pjesetari te stafit do te coje ne karantinim te gjithe stafin. Kjo do sjelle nderprerjen e funksionimit si media. E para eshte mbrojtja e vehtes sone, por e rendesishme edhe vazhdimesia e punes.