lajm i fundit mat televizion

Duke iu referuar shifrave në rritje të të prekurve me COVID, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendimin e menjëhershëm për mbylljen e pishinave në të gjithë territorin e vendit.

Megjithëse pishinat konsideroheshin si aktivitete me risk të lartë infektimi, ato u lejuan të hapeshin në momentin kur u bë dhe dalja nga izolimi.

Rritja e personave të infektuar këto javët e fundit e ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë një vendim të tillë ditën e sotme për të gjitha pishinat në të gjithë territorin e vendit deri në një njoftim të dytë nga ana e ministrisë.