Është zgjidhur përfundimisht problemi i ujërave të zeza që ishin në sipërfaqe në lagjen “Dungu” të qytetit të Burrelit. Prej më shumë se 20 vitesh banorët e kësaj lagjeje përballeshin me ndotjen që shkaktohej nga derdhja e ujërave të ndotura që vinin nga qyteti i Burrelit. Ndërkohë problemi tashmë është zgjidhur përfundimisht pasi janë vendosur tubacione të reja në këtë linjë që kalon përmes kësaj lagjeje. Bashkia e Matit nëpërmjet shoqërisë Ujësjellës Kanalizme Mat, ndërhyri për të zgjidhur këtë gangrenë që iu ishte krijuar banorëve prej vitesh.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Matit Agron Malaj tha se bashkia do të ndërhyjë edhe në lagjet e tjera periferike për të zgjidhur problemet që janë shkaktuar ndërvite nga ndotja e ujërave të zeza.
Dritan Kurti