Pas më shumë se 1 muaj e gjysmë më në fund kanë dalë analizat e ujit të pijshëm të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu thotë se analizat e ardhura nga Instituti i Shëndetit Publik Tiranë, rezultojnë që uji i rrjetit të furnizmit të lagjes së vjetër është i pastër pa asnjë ndotje kimiko-fizike dhe bakterologjike. Sipas Muliut të gjithë qytetarët mund të konsumojnë ujë pa problem nga çezmat e tyre.

Me 4 Maj, dhjetra banorë të lagjes së vjetër të Bulqizës përfunduan me simptoma helmimi në spital. Dyshimet e para ishin që vinin nga konsumimi i ujit të pijshëm të rrjetit.