Elvis Plori tha se me Burrelin ka bërë një punë mjaft të mirë, e madje duke iu rrezikuare dhe karriera. I ftuar në “Rtshsport”, shkodrani që shpëtoi matjanët nga rënia nga kategoria tha:
“Kam rrezikuar shumë, madje edhe karrierën time. Unë kam pasur disa oferta, por kur shkova te Burreli nuk bëhej fjalë për një ekip futbolli. Imagjinoni, lojtarët kishin 3 javë pa stërvitje, e madje nuk mblidhej ekipi. Ishte katastrofe, por bashkë me administratorin që më ka qëndruar shumë afër ja dolëm”.
I pyetur për të ardhmen, Plori ka theksuar se: “Më pëlqejnë projektet, qoftë me ekipet dhe akademitë e qoftë me skuadrat e para. Unë kam drejtuar dhe tashmë dua që të bëj një zgjedhje ideale. Në të tilla periudha nuk më mungojnë ofertat, por të shohim”, – tha shkodrani Elvis Plori.