Segmenti i rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri në fshatin Shkallë të Xibrit mund të quhet tani tërësisht i përfunduar. Ka qenë një pjesë rruge në fshatin Plan i Bardhë që deri tani nuk i ishte vendosur shtresa e fundit asfaltike, por që ditët e fundit ka përfunduar.
Bëhet fjalë për një segment rruge në të cilin ka patur çedime, por që ishte lënë për tu testuar. Prej tre ditësh firma e cila po ndërton rrugën e Arbrit ka bërë të mundur hedhjen e shtresës së fundit të asfaltit edhe në këtë segment dhe pritet vetëm vendosja e sinjalistikës horizontale.
Kujtojmë se deri tani segmentet tërësisht të përfunduara të rrugës së Arbrit janë ato nga Bllata deri tek Ura e Çerenecit si dhe segmenti tjetër nga Qafa e Buallit deri në hyrje të fshatit Shkalllë në Xibër të Bashkisë së Klosit.
Sakaq, problematik vijon të mbetet segmenti nga fshati Shkallë deri tek tuneli i Murrizit, pasi ka çedime të shumta të rrugës dhe ende është vetëm me një shtresë asfaltike.