Të martën në orën 10.00, nën drejtimin e n/kryetarit të këshillit të Bashkisë Mat, Luftim Vani, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit bashkiak, ku u miratuan njësërë pikash me rëndësi për jetën në komunitet.
Fiilimisht u plotësua vakanca e krijuar në këshill, ku Partia Aleancapër Barazi dhe Drejtësi Europiane përgjodhi anëtarin e saj BledarDemiri ta përfaqësojë në miniparlamentin matjan. Pastaj u kalua nënjohjen dhe më pas miratimin e P/vendimit të ndihmës social –ekonomike për personat me Aftësi të Kufizuara të muajit tetor dhetë 6% të ndihmës ekonomike për muajin shtator. Një pikë që ngjalliinteres në dëgjesë dhe debat në këshill ishte p/vendimi për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2019, por që në fund u miratua nga tëanëtarët e këshillit të pranishëm në këtë mbledhje. Ata miratuan mëpas në unanimitet të plotë edhe p/vendimin për anëtarësinë nëShoqatën për autonomi Vendore.
Administrata e Bashkisë Mat kishte sjellë për miratim në mbledhjene këshillit bashkiak edhe disa projektvendime që kishin të bënin mezgjidhjen e disa problematikave sociale të mbetura të pazgjidhurandër dekada, si përcaktimi i një parcele për varreza publike përblagjen Kumia e Tullave në Zall Shoshaj, rikonstruksionin e rrugës nëlagjen “Gropë” në Burgajet, etj. Në fund këshilli i bashkisë Mat imiratoi të gjitha p/vendimet për zgjidhjen e problemeve sociale që u propozuan nga administrata bashkiake në këtë mbledhje.
DRITAN KURTI