Ekipi i Burrelit është mbledhur të enjten pasdite në Pezë helmes për të startuar kështu seancat stërvitore dhe merkaton e verës për ndërtimin e ekipit që do t’i bëjë ballë garës në kategorinë e parë në sezonin e ardhshëm. I pranishëm në ditën e parë të stërvitjes ishte edhe administratori i Klubit, Bajram Ballabani. Duke shprehur përgjegjësinë që ka marrë përsipër dhe besimin e treguar ndaj tij, Ballabani tha se e gjithë performanca e skuadrës do të jetë një përgjegjësi e përbashkët dhe jo individuale.
Ndërkohë trajneri i Burrelit, Vladimir Gjoni u shpreh se do të ndërtohet një skuadër e cila të jetë dinjitoze. Gjoni iu bëri apel gjithë lojtarëve që më parë kanë qenë pjesë e Burrelit të afrohen pranë ekipit dhe të kontribuojnë për fanellën matjane e cila ka një peshë dhe histori në futbollin shqiptar.
Deri tani mësohet se 6 lojtarë kanë nënshkruar kontratën me Burrelin, ndërsa shumë të tjerë i janë bashkuar stërvitjes për tu testuar në vijim.