Këshilli i Bashkisë së Matit zhvilloi të premten mbledhjen e radhës për muajin Gusht. Në këtë mbledhje u diskutuan dhe u miratuan 11 pika në rendin e ditës. Në pikën em parë këshilltarët u njohën me projektvendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Korrik. Pas relatimit të zyrës përkatëse dhe diskutimeve të këshilltarëve kjo pikë u miratua nga të gjithë anëtarët e pranishëm në mbledhje. Në pikën e dytë këshilli diskutoi dhe miratoi disa ndryshime në paketën fiskale të vitit 2020. Ky projekt-vendim përmbante rritje të taksës vendore për linjat ajrore dhe nëntokësore si telefoni, energji, tv kabllor, internet si dhe tarifat për depozitimin e inerteve pranë pikës së krijuar nga Bashkia e Matit.
Pas diskutimeve kjo pikë mori votat e nevojshme duke u miratuar. Pika pasardhëse kishtë të bënte me shtesën në buxhet që planifikohet nga të ardhurat e ndryshimeve të tarifave në paketën fiskale. Edhe kjo pikë mori votat unanime. Në pikën e katër të rendit të ditës, këshilltarët u njohën me projektvendimin e një shtese në buxhetin e vitit 2020. Ministria e Financës dhe Ekonomisë i ka akorduar bashkisë një fond prej 4 milion lekësh. Në relacionin e paraqitur nga drejtoria e shërbimeve, ky fond shkoi në zërin e investimeve dhe do të përdoret për riveshje me asfaltobeton të rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit.
Pas sqarimeve të nevojshme këshilltarët miratuan edhe këtë pikë. Më pas u kalua tek pika e radhës e cila kishte të bënte me një shtesë të ardhurash në buxhetin e këtij vitit nga fondacioni për Autonomi Vendore dhe Qeverisje, “FLAG”. Edhe kjo pikë u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm. Pika e shtatë kishte të bënte me një ndryshim në VKB numër 51. Ndërsa pikat e fundit ishin projekt-vendime për rishqyertim për familjet e