Këshilli i Bashkuisë Mat zhvilloi këtë të Martë mbledhjene radhës të planifikuar për tu zhvilluar. Këshilltarët diskutuan shumë pak pika në rendin e ditës në krahasim me mbledhjet e tjera.
Në pikën e parë, këshilli u ndal në projekt-vendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin Tetor. Pasi referuan specialistët e zyrës përkatëse, këshilli e miratoi këtë pikë në unanimitet.
Në pikën e dytë këshilltarët vendosën për një ndryshim në buxhetin e vitit 2019, pikë e cila mori votat e të pranishmëve.
Në pikën e tretë të rendit të ditës për këtë mbledhje përfaqësues të Bashkisë Mat i dhanë informacion këshillit bashkiak mbi punën e bërë për fillimin e vitit të ri shkollor. Këshilltarët u njohën me ndërhyrjet që janë bërë në të gjitha godinat arsimore si në lyerje, riparime etj.
Po ashtu u raportua edhe shpërndarja e të gjithë lëndës djegëse për ngrohje që duhet të përdorin institucionet arsimore që nga data 15 Nëntor. Në pikën e të ndryshmeve këshilli diskutoi disa kërkesa të qytetarëve.