Vendimin i fundëm i Komitetit të Ekspertëve përcakton kryrjen e vaksinimit të detyrueshëm për disa kategori, përfshirë edhe arsimtarët. Në të dy Bashkitë Mat e Klos, mësohet se deri më tani është vaksinuar mbi 60% e arsimtarëve të arsimit parauniversitar. Të dhënat tregojnë se në rrethin Mat janë aktualisht 570 mësues, ndërsa kanë marrë dy doza vaksinë 308 e prej tyre. 48 mësues aktualisht kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa pjesa tjetër ende jo.
Raportimet flasin se janë 214 mësues aktualisht të pavaksinuar, por në këtë shifër përfshihen edhe mësuesit që e kanë kaluar kohët e fundit infektimin e Covid-19. Po ashtu nga vaksinimi janë të përjashtuar edhe nënat që kanë fëmijë të porsalindur, apo kategori të tjera.
Burime pranë Zyrave Vendore Arsimore Mat e Klos thanë se mësuesit po tregojnë gatishmëri të plotë për tu vaksinuar jo për shkak të vendimit të Komitetit të ekspertëve por si rezultat i ndërgjegjësimit të tyre për misionin që kanë.
Infektimet me koronavirus, kryesisht me variantin Delta kanë ardhur në rritje edhe në Qarkun Dibër. Në këtë qark janë aktualisht të infektuar aktiv mbi 160 qytetar.