Hedhja e mbeturinave pa kriter është një shqetësim i vazhdueshëm për mbrojtësit mjedisor të cilët e shohin si fenomen të përhapur dhe ende pa zgjidhje në vendin tonë.
Pamjet që shihni janë pranë kurorës së pishave në Qaf Dushk.
Në këtë vend janë hedhur mbeturina nga më të ndryshmet, që nga plastikat e deri tek orenditë shtëpiake.
Sipas banorëve të zonës, janë automjete nga Bulqiza që shkarkojnë mbeturina gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit.
Ndonëse ky problem është bërë mediatik herë pas here, asnjë masë nuk është marrë nga autoritetet vendore për pastrimin e mjedisit, ose për vënien para përgjegjësisë të personave që shkaktojnë ndotjen.
Pamjet tregojnë qartë ndotjen e shkaktuar në mjedis. Për specialistët, kjo ndotje është një kambanë alarmi pasi pasojat janë të rënda jo vetëm në ekosistem, por edhe në shëndetin e njeriut.
Sipas tyre, autoritetet duhet të ushtrojnë kontrolle dhe të zbatojnë ligjin për ndëshkimin e kujtdo që ndot mjedisin.