Besimtarët e Krishterë në mbarë botën kremtuan sot një ndër festat më të rëndësishme ditëlindjen e Jezu Krishtit. Besimtarët katolik në Ulëz u mblodhën mbrëmjen e së Martës në Kishën “Shën Marku” ku u mbajt mesha e kësaj feste. Mes riteve fetare, në këtë meshë vigjilie të Krishtlindjes, shumë fëmijë u pagëzuan nga drejtuesi i kishës Katolike Mat. Ndërkohë, mesazhi i dhënë në këtë meshë ishte paqja, besimi në Zot dhe ndihma për njëri – tjetrin. I pranishëm në meshën e Krishtlindjes ishte edhe Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj i cili ju uroi të gjithë besimtarëve festën. Po ashtu, urime dhanë edhe të pranishëm të tjerë të cilët ishin pjesë e meshës.
Pas përfundimit të meshës, besimtarët katolik u shpërndanë në banesat e tyre ku festuan ditëlindjen e Jezu Krishtit me familjet e tyre.