(Arlindo Vani mattv.al)
Lufta ndaj koronavirusit ka vendosur gjithë botën në ankth për shkak të përhapjes masive të saj. Për fat të keq vendi fqinj Italia është vendi më i goditur ku humbja e jetëve e kalon numrin 6000. Mjekët dhe indermierët janë në frontin e parë të luftës dhe pdiskutim më të rrezikuarit dhe për fat të keq janë 17 persona të personelit mjekësor italianë të cilët kanë humbur jetën. Kontribut në spitalet italiane po japin edhe matjanët. Dje mattv.al publikoi rastin e Mirban Bushatit i cili po rrezikonte jetën në krye të detyrës në një spital të Xhenovas. Sot ishte Drejtori i Pallatit të Kulturës, Sokol Meta i cili me një status në facebook ka falenderuar djalin nga Mati Julian Kadiu i cili gjithashtu punon në Itali në zonën më të goditur atë të Lombardisë duke rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar jetë të tjera.
Statusi në facebook i Drejtorit të Pallatit të Kulturës Sokol Meta
Julian Rifat Kadiu djali që shihni në foto është nga Mati shkollën e mesme e ka mbaruar në Burrel në vitin 1997, shkollën e larte e ka mbaruar në Tirane Fakulteti i Mjeksise dega Infermieri në vitin 2002. Qe prej vitit 2003 punon në Itali si Infermier aktualisht ne Spitalin Sondalo që ndodhet brenda Lombardisë. Spitali ka një histori të gjatë duke qenë se është ndërtuar në vitet 1934-1937 për paciente me tuberkuloz, duke qenë spitali më i madh në Europë për trajtimin e kësaj sëmundje.
Nga 16 marsi, 2020 ka kthyer të gjitha pavionet në COVID-19 duke arritur në 200 pacientë.
Aty trajtohen personat me virus pozitiv të cilat kanë simptoma si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje. Aty janë aktualisht edhe 18 paciente në reanimacion.
Faleminderit Juli 👏👏👏👏👏🇦🇱🇮🇹