Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Matit, për dhunë në familje.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi D.D, 30-vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshes së tij.

Materialet procedurale në ngarkim të 30-vjeçarit i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.