MAT/ U vetëplagos me armën e shërbimit. Ndërron jetë në spitalin e traumës 59-vjeçari nga Mati

0
42

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës, 59-vjeçari Sinan Kazhani, me detyrë polic në burg, i cili 4 ditë më parë qëlloi veten në banesë e tij me armën e shërbimit. Siç raporton për Mat Tv, Enver Doçi, Kazhani u dërgua me urgjencë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë e më pas drejt spitalit të traumës në Tiranë, por nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra. Kolegë të 59-vjeçarit, disa ditë më parë, deklaruan se nuk kishin konstatuar probleme të shokut të tyre në punë dhe se nuk e kuptojnë arsyen që e ka detyruar të shkojë në ekstrem. Ceremonia mortore do të mbahet sot ne qytetin e Burrelit