Që prej ditës së djeshme qindra qytetar nga Mati janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i së Martës duke kontribuar në pikën e ngritur nga specialistët e shërbimit social në Bashkinë Mat në qendër të Burrelit për mbledhjen e ndihmave.

Qytetarët e Matit kanë dhuruar veshmbathje, ushqimore, dyshek, batanije, krevatë, vlera monetare e çfarë kanë patur mundësi për të ndihmuar familjet në Thumanë e Durrës.

Fushatës i janë bashkuar dhjetra të rinj të cilët po merren edhe me paketimin e ndihmave që pritet të nisen nga momenti në moment drejt Thumanës.