Qëlloi veten me një plumb në kokë, polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës
Efektivi i burgjeve Sinan Kazhani njihet si person jo problematik në qytet dhe ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar drejt aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës.
Ai e ka qëlluar vetën me armën e shërbimit me një plumb në kokë, ndërsa është kërkuar helikopteri për transportimin e tij drejt Traumës.
Helikopteri nuk ka mundur të vijë për shkak të mjegullës, dhe efektivi tashmë po transportohet me automjetin e urgjencës.
Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre.
Njoftim i policisë
Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Burrelit, dyshohet se është vetëplagosur me
armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi S.K., rreth 54 vjeç, punonjës policie i burgjeve. 54-
vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të
rrethanave të kësaj ngjarjeje.