TIRANË 20 shtator /ATSH-I.Vata/ Bashkia e Matit vazhdon pastrimin e rrugëve rurale në të gjitha njësitë e bashkisë pas problemeve të ardhura për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj i cili njofton se është ndërhyrë në të gjitha akse rrugore që kanë shfaqur probleme si rezultat i shiut të rrëmbyeshme që preku territorin një ditë më parë.

“Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh në rrugët e Bashkisë Mat. Ne kemi ndërhyrë menjëherë duke marrë të gjithë masat e nevojshme për të bërë sistemimet e duhura në kohë, në mënyrë që mos krijohen pengesa në lëvizjen e banorëve të këtyre zonave”, shprehet ai.

Reshjet e shiut një ditë më parë sollën probleme të rrëshqitjes së dherave në shumë akse rrugore në njësitë administrative duke sjellë vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe të mallrave.