Bashkia Mat ka nisur punën për ndërtimin e dy fushave sportive në shkollën “Mustafa Gjestila”.
Lajmi bëhet i ditur nga kryetari i bashkisë Mat, Agron Malaj ku thekson se, “në bashkëpunim me Fondacionin “Save the Children”, kemi nisur punën prej disa ditësh për ndërtimin e ambienteve sportive të cilat do ti shërbejnë nxënësve të shkollës por dhe të gjithë komunitetit”.
Bashkia Mat ka investuar në përmirësimin e institucioneve arsimorë në të gjitha njësitë administrative dhe qytetin e Burrelit, si dhe rikonstruksionin e Qendrës së Kulturës së Fëmijëve, por shkolla “Mustafa Gjestila” kishte nevojë për ndërtimin e dy fushave sportive që ishin harruar prej vitesh.
Me këtë investim, shkollat e qytetit të Burrelit kompletohen në aspektin e kushteve sportive për nxënësit në shkolla