MAT/Nis sot viti i ri shkollor 2020-2021, ndonëse në një situatë aspak të zakonshme. Për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, në shkolla do të ndiqen një protokoll i veçantë sigurie, në mënyrë të tillë që të minimizohet përhapja e COVID-19. Kështu, ndryshe nga vitet e tjera, ky vit shkollor do të zhvillohet për disa shkolla me 2, 3 turne, në mënyrë të tillë që fluksi i nxënësve të jetë më i vogël në klasa, pasi nëpër banka lejohet vetëm nga një fëmijë dhe të pajisur detyrimisht me maska.

Ndërkohë që mësimi nuk do të nisë në të gjitha shkollat, si ajo e Suçit për shkak të dëmtimeve nga tërmeti.

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini rikujtoi rëndësinë e masave anti-COVID. Shahini theksoi dje se “nxënësit i pret një normalitet i ri”. Që të ruhet shëndeti i të gjithëve e të sigurohet proces i mbarë shkollor, ministrja nënvizoi se duhet mbajtur maska, si dhe të respektohen distanca e të tjera rregulla. Pergjegjesja e Zyres Arsimore, Mat Shpresa Tusha tha per Mat Tv se do jemi te gjithe ne terren per te pare zbatimin e masave anticovid. Ajo tha se eshte bashkepunuar me Bashkine Mat per dezinfektimin e te gjitha ambienteve shkollore.