Njoftimi i DVP Dibër
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Vijon kontrolli i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Lam i Madh dhe inspektori i Shërbimit Pyjor.
Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë goditur një rast të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Lam i Madh ku janë gjetur të kultivuar disa fidanë kanabis.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat, proceduan penalisht si të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim Detyre”, shtetasit :
B. GJ., 61 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor në bashkinë Mat
G. K., 55 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Lam i Madh.