Postimi në FB i KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise

Të dashur miq sindikalistë , kolegë dhe dashamires.!

Mbrëmjen e 4 dhjetorit pushoi së rrahuri zemra e Sindikalistit të përjetshëm, liderit të devotshëm të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Shqipërisë ,antare të KSSH-së, Z.Pertrit Frangu.

Z.Petrit Frangu u nda nga familja dhe shoqëria fizikisht në moshën 75 vjeçare pas një sëmundje të rëndë dhe te pa shërueshme. Ai gjithë jetën e tij ja kushtoi profesionalizmit dhe sindikalizmit në sektorin e shëndetësisë. Ai ishte dhe do mbetet veprimtari konsekuent,familjari shembull, profesionisti duar artë dhe sindikalisti lidër i përjetshëm.

Jo vetëm në Shqipëri por edhe në strukturat sindikale ndërkombëtare në rajon apo ato Europiane kontributi i Petrit Frangut ka lënë gjurmë të pashlyeshëme.

Sindikalizmi sot humbi një lider , sektori shëndetësor një specialist të përkryer dhe shoqeria një veprimtar shembullor.

KSSH ngushëllon familjen Frangu dhe të gjithë miqtë e dashamirësit e saj për kët humbje të pazëvendësueshme. Kujtimi dhe vepra e Z.Petrit Frangu do na shoqëroje gjatë si shembull frymëzimi në kauzën tonë duke bërë të mundur realizimin e ëndrrave e aspiratave tona për të cilat Z.Petrit Frangu punoj e luftoj deri në minutat e fundit të jetës së Tij.!