MASAT PËR MBARËVAJTJEN E SEZONIT TURISTIK, SHEHU: JEMI GATI NË TË GJITHA ZONAT TURISTIKE

MASAT PËR MBARËVAJTJEN E SEZONIT TURISTIK, SHEHU: JEMI GATI NË TË GJITHA ZONAT TURISTIKE

Numri i turistëve në Qarkun Dibër është rritur. Këtë e deklaron Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu si kryetar i taskforcës për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ajo që sipas tij është më e rëndësishme në këtë sezon është ofrimi i shërbimit shëndetësor parësor në qendrat shërndetësore ku ka më shumë fluks lëvizjeje. Prefekti Shehu shton se të gjitha zonat janë plotësuar me shërbim shëndetësor, ku në qendra ofrohet 24 orë në 24, ndërsa shërbimet ambulatore do të jenë në gatishmëri. Nga ana tjetër, prefekti Nexhbedin Shehu u shpreh se në të gjitha pikat turistike janë vendosur edhe kontaktet e shërbimeve të emergjencës për t’i ardhur në ndihmë çdo turisti që ka nevojë për to. Edhe ekspertët e fushës konstatojnë se ofrimi i shërbimit shëndetësor parësor në zonat me të frekuentuara në Qarkun Dibër, ka impakt pozitiv në zhvillimin e turizmit malor.