Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur në Kuvend për situatën e pandemisë dhe për marrëveshjen e re që do të nënshkruhet nëse miratohet në Kuvend.

Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme presin që në vend të mbërrijnë 11.700 doza të vaksinës Pfizer, ndërsa më herët kanë ardhur edhe 20 mijë doza nga AstraZeneca.

Ajo ndër të tjera u shpreh se nëse miratohet do të nënshkruhet një marrëveshje me Sinovax për 500 mijë doza.

“Pogrami i  vaksinimit do të vijojë me intensitet. Sot presim 11.700 doza nga Pfizer dhe kanë ardhur edhe 20 mijë doza nga AstraZeneca si një mështjetje nga Greqia.

Teksa presim të kemi edhe lëvrimin nga Coronavax të Sinovax, ndaj marrëveshja garanton edhe 500 mijë doza të tjera të Sinovax, një vaksinë që tashmë është miratuar nga OBSH. Sot fasha e vaksinimit ka zbritur në 57 vjec.  Mbërritja e sasive e të tjera të vaksinës do ulë edhe më tej fashën e vaksinimit,” tha Manastirliu ndër të tjera.