Malet e vendit tonë nuk po “zhvishen” vetëm nga bimësia kryesisht nga prerja e paligjshme e pyjeve por edhe nga bletoria. Gjatë stinës së verës në malet e Matit gjendeshin me mijëra krerë bagëti të imtë e cila pas dimërimit në zonat fushore rikthehej për të kullotur në malet që rrethojnë rrethin e Matit. Vetëm në zonën e Linosit në fshatin Gurë i Bardhë, në verë mblidheshin mbi 8 mijë krerë bagëti e imtë që sillej aty për të kulotur ushqimin e malit. Shyqyri Meta është i vetmi që takojmë në zonën e Linosit, por edhe ai ka një numër të vogël delesh të cilat i ka sjellë këtu. Shyqyriu thotë se nuk ka mundur t’a shtojë bagëtinë për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga autoritetet, ndërsa na tregon se deri pak vite më parë e gjithë zona “pushtohej” nga bagëtia e imtë. Sipas blegtorit Meta, ndonëse çmimi i bulmetit dhe i mishit është rritur, nuk ka më të rinj që të merren me këtë punë, ndaj dhe mali është thuajse bosh.

Në të njëjtën situatë janë edhe malet e tjera të Matit në të cilat gjatë kësaj periudhe verohen shumë pak bagëti, në krahasim me disa vite më parë.