Vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor ndërsa ende po punohet në godinat arsimore që të jenë gati për të pritur nxënësit. Në Bashkinë e Matit puna vijon të jetë e shpërndarë në të gjithë territorin për riparimet e nevojshme në godinat arsimore si dyer, dritare, sistemin elektrik, sistemin hidraulik dhe lyerjen e tyre. Kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj shprehet se deri me datë 16 Shtator të paktën 70% e shkollave do të jenë gati.

Nga ana tjetër, Malaj tha se gjatë kësaj kohe po punohet për zgjidhjen e problemeve edhe të furinizimit me ujë në ato shkolla ku nuk ka patur siç është shkolla e mesme e bashkuar “26 Korriku”, Bruç.

Të hënën e ardhshme mijëra nxënës do t’i drejtohen shkollave nga klasa e parë në të 12-tën në të gjithë Bashkinë e Matit.