Rruga nacionale Burrel – Skuraj vijon të jetë priolematike për shkak të dëmtimit të pjesës më të madhe të saj. Pas shumë mujash, firma mirëmbajtëse është kujtur të ndërhyjë në mbushjen e gropave që ishin kthyer në një gangrenë për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge. Por ajo që vihet re është se mbushja e gropave është bërë selektive, pasi shumë janë lënë ashtu siç kanë qenë mbushur me zhavor. Nga një vëzhgim i bërë me kameran tona nga fshati Bushkash në drejtim të Burrelit, vihet re se vetëm një pjesë e gropave janë mbushur, ndërsa më problem mbetet 4 pjesë të dëmtuara deri tek ura e Karicës. Siç duket edhe nga pamjet, në këto pjesë të dëmtuara, ndërhyrja ka qenë minimale. Banorë të zonës thonë se kjo është një rrugë që i ngjajn atyre të fshatrave dhe se institucionet ndërhyjnë sa për të justifikuar parat që marrin.

Një tjetër problem është edhe mënyra se si ndërhyhet. Specialistët thonë se mbushja e gropave në mënyrë të tillë nuk është aspak rezistente dhe se shumë shpejt asfalti i hedhur në to dëmtohet. Sipas specialistëve, fillimisht duhet prerë pjesa e dëmtuar, të hidhen nënshtresat, pastaj asfalti e të ngjeshet me rrul, pasi në të kundërt investimi është i padobishëm.