TE GJITHA NDESHJET DERI NE FINALEN E MADHE EKSKLUZIVISHT NE PLATFORMEN DIGJITALE “MATI”

Champions League kthehet sot në mbrëmje në fushën e lojës për xhiron e parë të ndeshjeve në fazën e grupeve. Liverpool nis mbrojtjen e trofeut në transfertën italiane të Napolit. Menjëherë një test force për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klopp që vjen në këtë sfidë pas një ecurie spektakolare dhe si kryesuese në Premier League me pikë të plota pas pesë javëve të para. Alison Becker është mungesa e madhe e “Reds” në portë, por arma kryesore e tyre qëndron te sulmi i frikshëm me Mane, Salah dhe Firmino.

Parashikimet favorizojnë Liverpool, por e shkuara e afërt është kundër anglezëve, që në grupet e edicionit të shkuar në Champions dolën me humbje nga “San Paolo”. Ky stadium është një pikë force për Napolin, që kërkon të përsërisë suksesin në fushën e tij. Karlo Ancelotti pritet të sjellë supriza në formacion, duke I besuar eksperiencës së Fernando Llorente në vijën e parë të sulmit. Për shkak të dëmtimit me kombëtaren, muzikën e Champions dhe sfidën e madhe të napolitanëve, Elseid Hysaj do të ndjekë vetëm nga tribuna. Në përballjen tjetër të grupit E, Salzburgu do të presë në fushën e tij belgët e Genk.

Një tjetër sfidë gjigandësh në mbrëmjen e së martës në Champions është ajo në “Signal Iduna Park”, ku Borussia Dortmund pret Barcelonën në sfidën e parë direkte të Grupin F. Pas një nisje jo të mirë në kampionatin spanjoll, katalunjasit do të kenë shërbimet e Lionel Messi për herë të parë në këtë sezon. “Pleshti” është stërvitur me skuadrën edhe në seancën e fundit, megjithëse Valverde do të vendosë vetëm përpara ndeshjes nëse do t’I japë sulmuesit një vend në formacion. Nga ana tjetër, Borussia kërkon të shfrytrëzojë në mënyrën më të mirë faktorin fushë, për të kaluar një grup shumë të vështirë, ku bën pjesë edhe Inter.

Kryesuesit e kampionatit italian, nisin aventurën e tyre në Champions si favoritë në sfidën në shtëpi kundër Slavia Prague. Dyshimi i vetëm në këtë ndeshje për Antonio Conte ka të bëjë me formën e Romelu Lukaku. Në mbrëmjen e së martës bëjnë debutimin në këtë edicion të Champions skuadra të tjera të rëndësishme si Chelsea, Ajax apo Benfica.
(balkanweb)